Transmetuar më 21-02-2026, 17:15

Rruga Maliq–Gramsh ka pësuar dëmtime të rënda, duke krijuar rreziqe për drejtuesit e automjeteve. Ky aks, që aktualisht shërben si alternativë për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, ka pasur plasaritje të thella në disa segmente, gjë që vështirëson lëvizjen e mjeteve.

Problemet e rrugës nuk janë të reja, por amortizimi i saj është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Megjithatë, ajo mbetet e vetmja rrugë e hapur që lidh qarkun e Korçës me kryeqytetin, duke e bërë situatën kritike për qarkullimin dhe sigurinë e drejtuesve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit