

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndidhur në Greqi. Një shqiptar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ai dyshohet se ka ngacmuar edhe motrën e saj binjake.
Ngjarja e rëndë është kuptuar fillimisht nga nëna e vajzave, e cila ka ka parë shqiptarin përmes kamerave të banesës së saj. Mediat greke shkruajnë se nga shoku, ajo e ka ndjekur shqiptarin me thikë, por ai ka arritur të arratiset.
“Autori i dyshuar është një burrë me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ka ndihmuar nënën e tij me pazar dhe jeton në të njëjtën zonë.
Sipas të njëjtave informacione, vajza ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Njëra nga dy vajzat dyshohet se ka pësuar abuzim seksual, ndërsa në të dytën, autori dyshohet se ka tentuar të sulmojë pa mundur, sipas provave të deritanishme, të përfundojë aktin e tij të tmerrshëm. ” shkruan Protothema.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kypseli dhe nëna e vajzave ka bërë denoncimin në Polici. Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






