

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pas dreke në lagjen nr. 3, Kavajë, ku një konflikt për parking ka përfunduar me vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, S. Isufi, njohur dhe si Skënder Vrapi, kishte parkuar automjetin para banesës së Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë një debat verbal mes tyre.
Gjatë konfliktit, viktima dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit, dhe në atë moment Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) duke e goditur Isufin dy herë në zonën e zemrës. Si pasojë, viktima ka ndërruar jetë në spital.
Duke dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, tha pak më parë se dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Land Derjaj, alias Landi Puja, 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet Skënder Vrapi, alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






