

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë.
Sipas informacionit paraprak, më 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 49 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 48 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, 48-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Duke dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, tha pak më parë se dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Land Derjaj, alias Landi Puja, 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet Skënder Vrapi, alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Kavajë / Informacion shtesë.
Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






