

Burri që humbi jetën pak më parë në Kavajë, është S.I., 47 vjeç, banor i këtij qyteti, raporton noa.al duke cituar burime lokal.
Krimi i rëndë ndodhi sot, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, të qytetit Kavajë.
Policia tha se shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Goditjet ishin fatale pasi i prekën organet jetësore ndaj çdo përpjekje për ta shpëtuar nuk pati vlerën, thanë burimet e njohura me dinamikën e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al
Kavajë / Informacion paraprak
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Kavajë / Informacion shtesë.
Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






