Transmetuar më 21-02-2026, 11:40

Një konflikt i zgjatur për çështje pronësie ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një 61-vjeçar në fshatin Mashkullorë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, rreth orës 09:40, një 93-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. Ç., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 61-vjeçarit P. Ç., duke e plagosur në këmbë. I dëmtuari është transportuar në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit dhe për përcaktimin e përgjegjësive penale.

Ngjarja rikthen në vëmendje problematikën e konflikteve për pronat, të cilat në disa raste kanë përshkallëzuar deri në akte të rënda dhune.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit