

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është liruar ditën e sotme nga qelia.
Vendimi u dha këtë të shtunë nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion.
Gjykata e Posaçme e dënoi me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.
Çyrbja ka qenë deputet i PS për Durrësin, për dy legjislatura të Kuvendit.
Ai dha dorëheqjen nga mandati në 10 tetor 2024. Një ditë më pas, Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij akuzë për shpërdorim detyre, për periudhën kur kishte drejtuar hipotekën e Durrësit.
Ndërsa më 20 tetor ai u arrestua për një tjetër hetim, nën dyshimet se kishte dekonspiruar aksionet policore, kishte nxjerrë të dhëna nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






