Transmetuar më 21-02-2026, 10:02

Binjakët Shpendi, Cristian dhe Stiven, mbetet kryefjalë në Itali, me dyshen shqiptare që vijojnë duelin në distancë ndërmjet tyre. Këtë herë ishte Stiven që mori vëmendjen në Serie B, me sulmuesin e Empolit që dhuroi një paraqitje fatanstike përballë Frosinones duke realizuar një “dopietë” golash.

Në minutën e 18-të, Shpendi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë brenda në zonë kaloi Empolin në avantazh. Në fraksionin e dytë, sulmuesi kuqezi realizoi edhe golin e dytë personal, i shërbyer në zonë.

Për fat të keq, “dopjeta” e tij nuk mjaftoi me Empolin që doli me një pikë nga transferta përballë Frosinones pas barazimit 2-2. Falë këtij dygolëshi, Stiven shkoi në kuotën e 9-të golave në Serie B, një më shumë se vëllai i tij, Cristian.

Një paraqitje pozitive të premten dhuroi edhe mesfushori i Kombëtares, Qaim Laçi. Mesfushori kuqezi dhuroi një asist të pastër në golin e dytë për ekipin e tij, Rizespor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit