Transmetuar më 21-02-2026, 09:35

AUSTRI- Numri i të vdekurve nga ortekët në Austri ka shkuar në pesë të premten, me një person që ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet thanë se dy persona u rrëmbyen nga një ortek në vendpushimin e skive St. Anton am Arlberg në Tirol dhe më vonë u gjetën të vdekur. Gjithashtu nga tre personat e plagosur të shpëtuar në të njëjtën zonë, njëri përfundoi në spital atë mbrëmje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pesë.

Autoritetet nuk bënë të ditura moshat ose kombësitë e të ndjerëve. Nërkohë, në Klusterle, në shtetin e Vorarlbergut, një zviceran 39-vjeçar vdiq ndërsa bënte snowboard me një gjerman 47-vjeçar. 39-vjeçari u rrëmbye nga një ortek rreth 250 metra larg dhe u varros nën dëborë.

Gjithashtu një 42-vjeçar humbi jetën në Naunders dhe djali i tij 16-vjeçar u plagos rëndë. Më parë, një burrë 42-vjeçar gjerman vdiq në një ortek në Naunders, Tirol.

Burri po bënte ski jashtë pistës me djalin e tij 16-vjeçar, i cili u shpëtua me lëndime të rënda, sipas policisë. Ortekët ndodhën në zona të ndryshme të Alpeve Austriake, në kushte rreziku në rritje për shkak të kushteve të motit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit