

Protesta e zhvilluar një ditë më parë nga opozita u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e rendit. Sipas informacioneve, 52 persona janë shoqëruar në polici. Nga këta, 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë tubimit, protestuesit u përplasën me efektivët e policisë dhe hodhën molotovë si dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






