

TIRANË, 20 shkurt 2026– Pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike, dhjetëra persona janë shoqëruar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë. Mes të shoqëruarve janë edhe tre të mitur.
Për të ndjekur situatën dhe për t’u ofruar mbështetje protestuesve, disa deputetë të PD-së, përfshirë Gazment Bardhi dhe Bardh Spahia, janë paraqitur pranë komisariatit. Sipas deklaratave të tyre, qëllimi është të informohen mbi gjendjen e personave të shoqëruar dhe të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh: “Po shkojmë tek Komisariati Nr.1 ku ka shumë të shoqëruar padrejtësisht.”
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një raport të detajuar mbi rrethanat e arrestimeve dhe gjendjen e personave të shoqëruar. Situata në zonën e komisariatit mbetet e tensionuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






