Transmetuar më 20-02-2026, 22:48

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Xhamia e Namazgjasë, ku duket objekti i kultit i mbuluar nga gazi lotsjellës gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Në foton e shpërndarë nga Rama shfaqet tymi i gazit që përhapet mbi xhami, duke krijuar një pamje dramatike të zonës në momentet e tensionit. Postimi e shoqëron foton me një mesazh të kritikueshëm ndaj dhunës gjatë tubimit.

Gazi lotsjellës është përdorur më herët nga forcat e rendit për shpërndarjen e turmës së protestuesve që kishin hedhur mjete piroteknike pranë zonës së xhamisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit