Transmetuar më 20-02-2026, 22:39

Edhe kryeministri Edi Rama nuk e frenoi gjuhën sonte ndaj kreut të opozitës dhe protestuesve duke përdorur një fjalor që tashmë vazhdon të mbetet pararojë e politikës shqiptare.

"Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…", tha Rama në një postim në X duke ilustruar me këtë foto:

Më herët ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili ishte edhe më i ashpër:

Çfarë tha Taulant Balla

Pse duhet të paguajë Tirana kostot e një plaku të çmendur?!

Ëndrra e bufit, Sali Berisha digjet në një kazan plerash!

Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa.

Çfarë tha Albana Koçiu

Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni.

Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë.

Mendohuni dy herë, sepse Shqipëria nuk është më as ajo e 97-ës dhe as ajo e rrëmujës suaj mendore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit