

TIRANË – Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një tubim që dëmton Shqipërinë dhe qytetarët.
Koçiu shprehet se protesta e PD-së, sipas saj, është një “shfaqje e shëmtuar” dhe një përpjekje për të përdorur dhunën si rrugë për të fituar ndikim politik, në pamundësi për të siguruar fitore përmes kutive të votimit.
Në reagimin e saj, ministrja theksoi se tubimi përbën një “sabotim kombëtar” dhe se përdorimi i mjeteve piroteknike, përfshirë molotovët dhe maskat, nuk është politikë, por vandalizëm dhe krim ndaj Policisë së Shtetit. Ajo e përshkroi këtë situatë si një kërcënim ndaj stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe imazhit ndërkombëtar të vendit.
Postimi i ministres Koçiu në rrjetet sociale:
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






