

TIRANË – Forcat e rendit kanë shoqëruar dy të mitur gjatë protestave të opozitës, pasi u gjetën në posedim të çantave që përmbanin mjete piroteknike, përfshirë shishe me lëndë ndezëse (molotovë).
Incidenti ndodhi në zonën ku po zhvillohej tubimi, ndërsa policia ndërhyri për të parandaluar përdorimin e mjeteve që mund të rrezikonin sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve të tjerë.
Autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka informacion për të lënduar.
Situata në zonën e protestës mbetet e tensionuar dhe forcat e rendit vazhdojnë të jenë në gatishmëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






