

TIRANË, 20 shkurt 2026– Momente tensioni janë regjistruar në zonën pranë Xhamia e Namazgjasë, ku gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit është përdorur gaz lotsjellës.
Në momentin kur në xhami po zhvillohej falja e besimtarëve, në zonën përreth u hodh gaz lotsjellës si pjesë e ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Nga pamjet duket se besimtarët vijuan ritualin e faljes brenda ambienteve të xhamisë, ndërsa jashtë vijonin tensionet. Nuk është e qartë nëse gazi është hedhur drejtpërdrejt në drejtim të objektit të kultit apo në kuadër të përplasjes me protestuesit në afërsi të tij.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






