Transmetuar më 20-02-2026, 19:45

Ministrja e Brendshme reagon për protestën e opozitës: Dhuna nuk është zgjidhje

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën që po zhvillon Partia Demokratike.

Në reagimin e saj, ajo dënon çdo inkurajim të akteve të dhunës nga drejtues të opozitës dhe u bën thirrje organizatorëve që të apelojnë për qetësi.

“Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve”, shprehet Koçiu.

Ministrja thekson se dhuna nuk përbën zgjidhje dhe e cilëson atë si shfaqje dëshpërimi.

“Dhuna nuk është zgjidhje. Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, Koçiu shton se të rinjtë dhe të miturit që përfshihen në akte dhune nuk janë heronj, por të keqpërdorur nga ata që, sipas saj, vijojnë të mbështeten te përplasja dhe jo te alternativa politike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit