

TIRANË – Incidentet e para janë regjistruar gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në Tiranë.
Pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, një pjesë e protestuesve hodhën mjete piroteknike dhe shishe me lëndë ndezëse në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Si pasojë, në hyrje të godinës u shfaqën flakë, ndërsa forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke përdorur ujë për shuarjen e zjarrit dhe për shpërndarjen e personave të përfshirë në incidente.
Në zonë janë të pranishme forca të shumta të rendit, të cilat po monitorojnë situatën. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar.
Protesta vijon, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






