

Një djalë në moshë të re, Alessandro Xhufi, student, u shfaq sonte në protestën kombëtare të Partisë Demokratike duke mbajtur një fjalim sa interesant aq dhe të shoqëruar me gjuhën e trupit duke u pasuar nga mbështetje e demokratëve për një fjalim ndryshe dhe larg referateve politike të rëndomta. Ndonëse shqipja e tij nuk ishte fort e qartë për shkak ndoshta se jeton jashtë Shqipërisë, ai u shoqërua me brohorimat e të pranishmëve, sidomos kur shtroi këtë pyetje:
"Fajin e ka Saliu’. Fajin e ka Saliu? Po si mund ta ketë fajin Saliu? O popull, paramendoni një gjë: kur unë fillova shkollën fillore, Edi Rama ishte kryeministër. Kur fillova gjimnazin, ai ende ishte kryeministër. Edhe sot që jam në universitet, ai prapë është kryeministër. Një fëmijë rritet. Një brez plaket. Një vend vdes. Dhe pushteti nuk ndryshon. Kjo nuk është normale. Kjo është çmenduri. PD-ja ka qenë në pushtet kur unë isha 6 vjeç, por sot, pas kaq vitesh, fajin për gjithçka e paskemi ne?", shtroi pyetjen Alessandro Xhufi.
Fjala e plotë e të riut
Mirëmbrëma të dashur vëllezër dhe motra,
demokratë dhe demokrate,
shqiptarë dhe shqiptare.
Sot më mbushet zemra plot me mall,
sepse shoh ju.
Shoh fytyrat tuaja.
Shoh sytë tuaj.
Shoh një popull që ka vuajtur,
por që kurrë nuk është dorëzuar.
Ju jeni luftëtarë të lirisë.
Dhe liria nuk dhurohet, liria fitohet.
Çdo herë që vij në Shqipëri, dëgjoj një fjali:
‘Fajin e ka Saliu’.
Fajin e ka Saliu?
Po si mund ta ketë fajin Saliu?
O popull, paramendoni një gjë:
kur unë fillova shkollën fillore, Edi Rama ishte kryeministër.
Kur fillova gjimnazin, ai ende ishte kryeministër.
Edhe sot që jam në universitet, ai prapë është kryeministër.
Një fëmijë rritet.
Një brez plaket.
Një vend vdes.
Dhe pushteti nuk ndryshon.
Kjo nuk është normale.
Kjo është çmenduri.
PD-ja ka qenë në pushtet kur unë isha 6 vjeç,
por sot, pas kaq vitesh,
fajin për gjithçka e paskemi ne?
O popull, o njerëz,
këta në pushtet jo vetëm që ju vjedhin,
por ju shajnë, ju gënjejnë, ju poshtërojnë,
dhe mbi të gjitha ju dhunojnë çdo ditë.
E prapë, fajin e ka Saliu.
O shqiptarë,
ju lënë pa bukë, pa punë dhe pa shtëpi.
Ju detyrojnë të merrni rrugën e kurbetit.
Dhe pastaj ju thonë:
‘Fajin e ka opozita’.
E ndjeni çfarë gënjeshtre përcjell propaganda komuniste në këtë vend?
Në historinë e Shqipërisë, armiku i vërtetë i shqiptarëve
nuk ka qenë as turku,
as serbi,
as greku.
Por shqiptari vetë.
Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
u tradhtua nga nipi i tij, Hamza.
Por dijeni këtë:
ne jemi Isa Boletini dhe Ismail Qemali.
Ata janë Haxhi Qamili.
Ne jemi Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi.
Ata janë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Ne jemi ai popull që para 35 vjetësh
doli në shesh
dhe rrëzoi statujën e diktatorit.
Ata janë të njëjtët frikacakë
që fshiheshin si minj në Bllok.
Po pse fshiheshin si minj, të dashur vëllezër dhe motra?
Sepse kishin frikë nga ju.
Frikë nga populli.
Frikë nga dita kur do t’u kërkohej llogari.
Problemi i kësaj race politike
është se mendon që të gjithë njerëzit janë shpirtligë si ata.
Por gabohen.
Ne nuk jemi këtu për hakmarrje.
Ne nuk jemi këtu për urrejtje.
Ne jemi këtu për drejtësi.
Për dinjitet njerëzor.
Për dinjitet kombëtar.
Ne jemi populli i besës.
Ata janë populli i hajnisë.
Unë, si Alessandro Xhufi, jam krenar që jam shqiptar.
Por më thyhet zemra
kur vij këtu dhe shoh pallate madhështore, por që janë bosh.
Shtëpi pa drita.
Qytete pa të rinj.
Më thyhet zemra
kur shoh Zegjinen me Sara Milen duke u zgërdhirë me njëra-tjetrën në Parlament.
Më thyhet zemra
kur shoh brezin tim pa shpresë, pa ëndrra,
duke ndjekur modelin e gangsterit.
Por si mund të mos ndodhë kjo,
kur në krye të vendit
kemi kriminelin më të madh të këtij kombi?
Gjyshi im më la një amanet.
Më tha:
‘O Aleksandro, mbaro shkollën e lartë
dhe kthehu në atdhe’.
Të dashur miq,
nuk do të ketë bir sigurimsi apo prokurori
që të ndalojë mua
apo secilin prej jush.
Sepse Shqipëria nuk është e tyre.
Shqipëria është e jona.
Rroftë Partia Demokratike!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë populli shqiptar!
Hajde, ta shporrim komunizmin, o burra!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






