

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja që tronditi pasdrekën e sotme zonën rezidenciale të Delijorgjit në Tiranë.
I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç me banim në Tiranë, raporton noa.al.
Autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Besian Ferrazini. Ai është shpallur në kërkim dhe policia thotë se është në ndjekje të tij.
"Autori i ngjarjes jashtë një lokali te Kompleksi Delijorgji dyshohet shtetasi Besjar Ferazini. Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja ndodhi nën dyshimet për xhelozi", thanë për noa.al burime nga policia.
Hetimi nxori se sot rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, tek zona e pallateve Delijorgji, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur në bark, me armë zjarri shtetasi Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
Dyshimet e para janë se krimi ndodhi te një bar restorant për motive të dobëta. Akili ishte me partneren e tij duke drekuar.
Dyshohet se ka pasur një debat mes të plagosurit dhe të dyshuarit për hedhje fjalësh apo ngacmimeve ndaj të fejuarës.
Në një moment situata ka precipituar dhe i dyshuari ka nxjerrë një armë zjarri që duket se kishte me vete duke e plagosur në bark me një plumb, Akilin 34 vjeçar.
Në një tension të momentit, e fejuara e tij ka arritur të gjejë forca për të ndihmuar Akilin që ta dërgojë në urgjencës mjekësore dhe me makinë e ka transportuar drejt një spitali privat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






