

TIRANË- Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari. Sipas policisë, 31-vjeçari i vrarë me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është Gazmend Buçpepaj.
"Autori i dyshuar i ngjarjes te rruga Kongresi i Lushnjës është Gazment Buçpepaj. Ngjarja po hetohet si një konflikt çasti mes autorit të dyshuar dhe viktimës", thanë për noa.al burime nga policia.
Egli Pashollari sipas të dhënave të para është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë, sapo ka dalë nga makina. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj.
Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ëve. Ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të krimit dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






