

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person.
Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit Delijorgji, raporton noa.al.
Burime nga policia konfirmuan për noa.al se në rrethana të paqarta, një person ka hapur zjarr duke plagosur rëndë një tjetër.
I plagosuri ka marrë plumba në zonën e barkut.
Policia tha se rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
"Autori i ngjarjes jashtë një lokali te Kompleksi Delijorgji dyshohet shtetasi Besjar Ferazini. Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja ndodhi nën dyshimet për xhelozi", thanë për noa.al burime nga policia.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në krim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






