

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka mohuar raportimet se Garda e Republikës nuk ka zbatuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shtimin e masave të sigurisë ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.
Në një deklaratë për mediat, Koçiu tha se vendimi i KLP është zbatuar dhe se janë shtuar dy truproja në organikën e Gardës për prokurorin e SPAK.
Sipas saj, Ministria e Brendshme ka qenë në dijeni dhe pjesë e procesit të vendimmarrjes, përmes përfaqësuesit të saj në KLP në nivel zëvendësministri.
“Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK”, u shpreh ministrja, duke theksuar se masat e sigurisë janë në përputhje me vendimin e organit kompetent.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






