Transmetuar më 20-02-2026, 14:10

Peqin, 20 shkurt 2026 – Nxënësi i klasës së 7- në një shkollë në Peqin ka denoncuar në Polici mësuesin për ushtrim dhune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Peqin kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga një nxënës i klasës së shtatë, i cili ka deklaruar se më 10.02.2026, në ambientet e oborrit të shkollës, është goditur nga mësuesi për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet vijimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit