

Me një skenë të dhimbshme u përballën sot në mesditë dids njerëz kryesisht në automjete, pasi një burrë në moshë ende të re u hodh nga ura dhe ra në mes të rrugës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, kur shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore.
Si pasojë, ai ka humbur jetën në vend.
Skena, është një praktikë e njohur që haset shpesh më vendet perëndimore, por në vendin tonë nuk kishte ndodhur më parë që zgjedhja për t’i dhënë fund jetës të bëhej me pasoja të atilla që të përballej live dhe publiku.
Policia e Tiranës tha se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






