Transmetuar më 20-02-2026, 12:48

Ministrja Albana Koçiu ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për pezullimin e përdorimit të monopatinave në Tiranë, duke theksuar se vendimi është i nevojshëm deri në miratimin e një legjislacioni të qartë që rregullon përdorimin e tyre.

Ajo u shpreh se vendimi nuk është rezultat i dorëzimit ndaj kërkesave të qytetarëve apo industrisë, por një masë për sigurinë e përdoruesve, veçanërisht fëmijëve. Koçiu përmendi se vetëm gjatë vitit 2025 deri në tetor, në Spitali i Traumës u trajtuan mbi 990 raste aksidentesh të shkaktuara nga përdorimi i monopatinave pa kriter moshe dhe shpejtësie.

Ministrja theksoi se po punohet për një legjislacion gjithëpërfshirës që përcakton rregulla për shpejtësinë, përdorimin e infrastrukturës dhe edukimin e përdoruesve. Ajo shtoi se vendimi ka marrë mbështetje nga prindërit, të cilët vlerësojnë masën si një hap për mbrojtjen e jetës së fëmijëve.

Koçiu u bëri thirrje qytetarëve të kuptojnë shqetësimin për vonesat e mundshme në lëvizje, duke sqaruar se prioritet është parandalimi i aksidenteve dhe ruajtja e jetës njerëzore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit