

Ministrja Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e radhës është propozuar një rritje pagash për punonjësit e Policia e Shtetit, duke përfshirë 720 efektivë të RENEA dhe forcat operacionale.
Sipas deklaratës së Koçiut, kjo rritje ka për qëllim shpërblimin e punonjësve që përballen çdo ditë me situata të rrezikshme dhe operojnë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Përfitues janë efektivët e forcave RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale.
Koçiu e konsideron këtë masë një nxitje morale dhe financiare për punonjësit që kontribuojnë në garantimin e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit në vend.
“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë. 720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policisë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat e posaçme operacione”, tha Koçiu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






