

Një zarf i zi zgjoi banorët këtë mëngjes në Big Brother. Produksioni lajmëroi se banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara e Big Brother VIP Albania 5.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena”.
Ndërkohë, banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin. Ata kanë aluduar se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.
Por dyshimet më të forta janë se këngëtari i njohur e ka vendosur vetë të largohet pasi është parë dje të bënte gati plaçkat, disa orë para se sot të shkonte i ashtuquajturi zarf i zi në banesën e reality show.
Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.
Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prapë atje.
Juela: Po bënte gati rrobat dje.
Stenaldo: Jo nuk e kuptoj këtë gjë.
Suela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.
Megjithatë, e vërteta do të zbulohet gjatë prime ditën e shtunë, në orën 21:00.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






