

TIRANE – Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të premten me superduelin Egnatia – Dinamo City, që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 19:00. Një përballje direkte ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren dhe pritet të dhurojnë një sfidë me ritëm e rivalitet.
Të shtunën janë programuar dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.
Ndërkohë kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”, me shkodranët që synojnë fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye.
Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.
Ja dhe kalendari i ndeshjeve për javën e 25-të të “Abissnet Superiores”:
20.02.2026: Egnatia – Dinamo City (19:00) Stadiumi “Arena Egnatia”
21.02.2026: AF Elbasani – FK Vora (13:30) Stadiumi “KF Vora”
21.02.2026: Bylis – Vllaznia (13:30) Stadiumi “Adush Muçaj”
22.02.2026: Tirana – Teuta (13:30) Stadiumi “Selman Stermasi”
22.02.2026: Flamurtari – Partizani (16:30) Stadiumi “Flamurtari”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






