

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëzuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth dhe agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.
Lajmin e bëri të ditur Trump përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”.
“Duke pasur parasysh interesin e madh, do t’i jap udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes dhe të gjitha departamenteve dhe agjencive përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe zbulimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me format e jetës jashtëtokësore, fenomenet anomale të paidentifikuara dhe objektet fluturuese, si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me këtë temë shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”, shkroi Trump.
Tema në lidhje me alienët u bë kryefjalë e mediave amerikane pas një interviste të ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ky i fundit deklaroi se UFO-t ekzsistojnë, por që vetë nuk i ka parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






