Transmetuar më 19-02-2026, 21:26

Ura e Gjinikasit është dëmtuar rëndë si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Lumi Devoll dhe rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave nga shpati i malit.

Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e konsiderueshme e urës është shembur, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke lënë të izoluar banorët e disa fshatrave në zonën e Oparit të Poshtëm, në njësinë administrative Moglicë, bashkia Maliq.

Burime për News24 bëjnë me dije se përgjegjëse për mirëmbajtjen e urës është kompania Devolli Hydropower, e cila ka ndërtuar edhe hidrocentralin mbi kaskadën e lumit Devoll.

Në mungesë të ndërhyrjeve të menjëhershme, banorët e zonës kanë vendosur një strukturë metalike provizore mbi pjesën e dëmtuar të urës, për të mundësuar kalimin e automjeteve. Megjithatë, kjo zgjidhje e përkohshme paraqet rrezik për sigurinë e tyre, ndërsa pritet një investim i qëndrueshëm për rikonstruksionin e plotë të urës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit