Transmetuar më 19-02-2026, 18:56

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në zonën e Llogarasë, në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërthimi është parashikuar të realizohet në intervalin kohor 11:00–11:30 dhe do të shërbejë për hapjen e trasesë së rrugës, pa penguar qarkullimin e mjeteve.

ARRSH bën me dije se procesi është koordinuar me Policia e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve gjatë zhvillimit të punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit