

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të mbledhjes së parë të “Bordit të Paqes”.
Në këtë bashkëbisedim ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi u mbajt sot dhe mblodhi drejtues të lartë politikë në një forum të fokusuar në çështje që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas pamjeve të publikuara, liderët zhvilluan një bisedë të shkurtër në një atmosferë miqësore, përpara nisjes së punimeve zyrtare të bordit.
Detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e diskutimit nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që gjatë ditës të ketë njoftime shtesë nga zyrat përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






