Transmetuar më 19-02-2026, 17:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një proces për të cilin “disa duhet të jenë të turpëruar”.

Në fjalën e tij gjatë takimit të ashtuquajtur “Bordi i Paqes”, Rama theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të kthejë vëmendjen edhe nga Kosova. Ai u shpreh se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë jo vetëm financiarisht, por edhe me ekspertizë, për të shndërruar plagët e konflikteve në shenja shprese dhe zhvillimi.

“Jo vetëm duke vendosur paratë, por edhe duke sjellë arkitektët tanë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese. Shqipëria është nder në këtë zinxhir”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar situatës në Kosovë, ai përmendi faktin se presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ndaluar të firmoste një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan të asaj kohe, Donald Trump. Rama theksoi se sot ai ndodhet prej gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë.

“Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik”, deklaroi Rama, duke lënë të kuptohet se çështja e Kosovës meriton më shumë vëmendje në forume ndërkombëtare.

Në përfundim, kryeministri falënderoi organizatorët për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nismë, duke kërkuar që bordi të marrë në konsideratë edhe zhvillimet që lidhen me Kosovën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit