

Sot është mbledhur Bordi i parë i Paqes në Uashington, aty ku krah SHBA-së, marrin pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.
Në fjalën e tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shumica e vendeve nuk do kontribuojnë ekonomikisht.
Por ai u shpreh se si të gjitha shtetet e tjera, edhe Shqipëria me Kosovën do të angazhohen me trupa në terren në Gaza.
“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet.
Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, tha Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






