Transmetuar më 19-02-2026, 14:10

Familja e njohur e personazhit të rrjeteve sociale, Kozak Braçi, u zgjerua së fundmi me ardhjen e një fëmije të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë Kozaku përmes një postimi në Instastory, duke sjellë emocion tek ndjekësit e tij.

Në postim, Kozaku publikoi foton e parë të foshnjës, e mbështjellë ngrohtësisht me një batanije në spital. Portreti i të voglit u mbulua me një emoji zemre të kuqe, për të ruajtur privatësinë e tij.

Ai zbuloi edhe emrin e djalit të tyre të dytë: Masson. “Mirëserdhe Masson,” shkroi Kozaku në mbishkrimin e fotos, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes.

Me lindjen e Masson, gëzimi në familjen e Braçit dyfishohet. Kozak dhe Denisa janë gjithashtu prindër të Denaro-s, djalit të tyre më të madh.

Fansat e çiftit kanë shprehur menjëherë urimet dhe emocionet e tyre, duke i dëshiruar shumë lumturi dhe shëndet vogëlushit. Pa dyshim, familja e Kozak Braçit po përjeton një kapitull të ri plot dashuri dhe gëzim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit