Transmetuar më 19-02-2026, 12:25

Tiranë, 19 shkurt 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e paralajmëruar për nesër do të jetë “kryengritje paqësore”, duke theksuar se thirrjet e tij kanë qenë të vazhdueshme për tubime pa dhunë.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha iu referua edhe një deklarate të eurodeputetit gjerman David McAllister, i cili është shprehur se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci. Sipas Berishës, qëndrimi i McAllister është “në linjë të plotë” me thirrjet e tij.

“Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët lidhur me rastet e mëparshme kur në protesta janë raportuar incidente me mjete ndezëse, Berisha tha se mund të ketë individë që veprojnë të nxitur nga dëshpërimi, por theksoi se organizatorët bëjnë thirrje për qetësi.

“Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore”, deklaroi ai.

Protesta e paralajmëruar pritet të zhvillohet në Tiranë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur masa shtesë sigurie. Opozita ka paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë të mbështetësve të saj.

Zhvillimet pritet të ndiqen nga afër edhe nga faktori ndërkombëtar, në një klimë të tensionuar politike në vend.

Deklarata:

Pyetje: Z.Berisha, a do qëndroni nesër në shesh?

Sali Berisha: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.

Pyetje: Z.Berisha, McAllister tha se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci?

Sali Berisha: Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?

Pyetje: Por kemi parë se në protesta ka pasur edhe molotovë?

Sali Berisha: Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit