

Tension tek “Uji i Ftohtë”, ndërhyrja e shpejtë shmang përshkallëzimin e situatës
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka alarmuar forcat e rendit, të cilat ndërhynë menjëherë duke parandaluar pasoja më të rënda.
Sipas burimeve zyrtare, një 39-vjeçar u përfshi në një përplasje me një 30-vjeçar, për motive të dobëta. Në momentin që ka konstatuar praninë e Policisë, ai ka tentuar të fshehë në një lulishte një pistoletë që e mbante me vete.
Pas reagimit të shpejtë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, situata u vu nën kontroll dhe 39-vjeçari u arrestua në flagrancë. Arma e zjarrit me krehër me fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vlorë/ Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale
Arrestohet një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë.
Sekuestrohet pistoleta.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke reaguar me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






