

Mbi 103 mijë veshje të falsifikuara janë kapur në Durrës.
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur një rast të cënimit të pronësisë intelektuale.
Veshjet ishin të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane.
Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thotë se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cënon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






