

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazani, një nga periudhat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.
Gjatë Ramazanit, besimtarët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke shmangur ushqimin dhe pijet, si një akt sakrifice dhe përkushtimi. Përveç agjërimit, kjo periudhë karakterizohet nga shtimi i lutjeve, veprave të mira dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.

Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës. Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit.
Autoritetet fetare u kanë bërë thirrje besimtarëve që këtë muaj ta kalojnë me paqe, solidaritet dhe përkushtim, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe njerëzore që përcjell kjo periudhë e veçantë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






