

Interi është shtangur në ndeshjen e parë të fazës play-off në Champions, duke u mposhtur 3-1 në Norvegji nga debutuesit e këtij viti të Bodo/Glimt.
Pavarësisht shqetësimeve të Interit për gjendjen e fushës, sfida u zhvillua normalisht me Bodo/Glimt që mori avantazhin në minutën e 20-të me golin e Sondre. Por ky avantazh i norvegjezëve zgjati vetëm 10 minuta, pasi Interi barazoi shifrat në 1-1 me Pio Esposito.
Gjërat nuk ndryshuan deri në fundin e 45-minutëshit të parë, me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, norvegjezët e ndëshkuan sërish Interin, teksa morën avantazhin në 2-1 me golin e Hauge. Telashet për zikaltrit u shtuan 3 minuta më vonë, pasi Bodo/Glimt shënoi edhe golin e tretë me Hogh, duke e çuar rezultatin në 3-1.
Pas një jave, zikaltrit do të kërkojnë përmbysjen e madhe në “San Siro”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






