Transmetuar më 18-02-2026, 23:30

Strehimi në Tiranë po kthehet në sfidë për mijëra qytetarë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme të shpejta, duke e bërë të vështirë për të rinjtë dhe familjet që zhvendosen në kryeqytet të gjejnë strehim të përballueshëm.

Sipas të dhënave të Instituti i Statistikave, në muajin janar qiratë shënuan nivelin më të lartë të inflacionit në vend, me rritje prej 8.5%. Ndërkohë, çmimet e tregut në zonat urbane të Tiranës janë rritur me 20% deri në 40%.

Çmimet sipas zonave

Ekspertët tregojnë se sipas vendndodhjes dhe madhësisë së apartamentit:

Në zonat qendrore, qiratë mujore variojnë nga 500 deri në 1,800 euro.

Në periferi, banesat lëshohen për 300 deri në 850 euro në muaj.

Rritja e vazhdueshme e kërkesës pritet të ndikojë edhe më tej çmimet. Familjet me të ardhura të ulëta do të jenë të detyruara të kërkojnë strehim në zonat periferike, ndërsa pjesa qendrore e qytetit mund të operojë kryesisht me qira ditore për turistët e huaj.

Një fenomen global

Ekspertët theksojnë se trendi i çmimeve të larta të qirave nuk është i përveçëm për Tiranë. Situata është e ngjashme edhe në qytete si Lisbonë, Berlin, Madrid, Dublin, Amsterdam dhe Pragë, ku strehimi urban ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me kostot e jetesës.

Rritja e çmimeve në kryeqytet mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, duke bërë që qeveria dhe institucionet e tjera të shqyrtojnë masat për të mbështetur grupet më të prekura dhe për të ndaluar spekulimet në tregun e qirave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit