

Pesë ngjyrat e ndritshme dhe të gjalla në pantallona që do t’i sjellin një ndjesi pranvere pamjeve tuaja kalimtare dhe do të largojnë mërzinë e dimrit
Edhe pse jemi ende në sezonin e dimrit, pranvera mund të vijë më herët në gardërobën tuaj – përmes ngjyrave. Pantallonat në tonalitete të forta dhe femërore janë mënyra më e lehtë për të sjellë dritë dhe energji në veshjet e përditshme.
Pasarelat e Pranverë–Verë 2026 u karakterizuan nga ngjyra të gjalla dhe silueta fluide. Nëse doni të rinovoni para kohe look-un tuaj, zgjidhni pantallona në nuanca si e kuqja intensive, rozë e butë, blu e thellë, portokalli energjike apo jeshile mente.
1. E kuqe – energji pa kompromis

Veshja monokromatike nuk do të thotë tone neutrale. Në pasarelën e Zimmermann, pantallonat e kuqe me prerje të lirshme që bien deri në tokë krijojnë një pamje moderne dhe luksoze pa sforcim. Një nuancë e vetme mjafton për të bërë deklaratë.
2. Rozë – feminitet me strukturë

Nën drejtimin kreativ të Haider Ackermann për Tom Ford, rozë e butë merr një dimension të ri. Pantallonat me bel të lartë dhe linja të pastra kombinojnë frymën e viteve ’80 me elegancë bashkëkohore.
3. Blu e thellë – klasike me karakter

Në pasarelën e Valentino, bluja e errët, që kujton gurin lapis lazuli, u shfaq në pantallona me prerje të drejtë. Të përshtatshme si për zyrë, ashtu edhe për dalje në mbrëmje, ato kombinohen lehtë me një top të lehtë apo transparent për një efekt më të guximshëm.
4. Portokalli – dozë optimizmi

Kur moti është gri, përgjigjja është ngjyra. Loewe propozon pantallona portokalli me teksturë dhe prerje të lirshme që bëhen pika qendrore e veshjes. Mjafton një top i thjeshtë për të krijuar një kombinim që bie në sy pa ekzagjerim.
5. Jeshile mente – freski moderne

Në koleksionin e ri të Versace, jeshilja mente kombinohet me tonalitete të tjera të forta në stil color-blocking. Rezultati është një look që balancohet mes retro dhe modern, sensual dhe energjik.
Pranvera 2026 flet me ngjyra. Nëse dëshironi të freskoni stilin tuaj pa ndryshime të mëdha, filloni me një palë pantallona në një nga këto nuanca – do të bëhen pjesa që nuk do të doni ta hiqni nga garderoba. /përkthyer nga FashionBible
Photo credit: Tom Ford/Zimmermann/Valentino/Loewe
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






