

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndeshur sot me disa kritika sa i përket mënyrës se si ai është duke u përpjekur që të rrëzojë qeverinë Rama.
Njëri prej demokratëve i cilit mori pjesë në takimin e radhës së Berishës në Sukth, iu drejtua atij duke i thënë se më 20 shkurt duhet një mobilizim i madh dhe mos ketë të pranishëm asnjë nga “ata me kollare”.
“Unë do doja, sa i përket 20 shkurtit, duhet një mobilizim shumë i madh, nga të gjithë forcat politike. Do kisha dëshirë të mos shihja njeri me kollare atë ditë, se ato me kollare, sikur na bezdisin. Pastaj të rrotullohemi te hallet tona që kemi këtu te zona e Sukthit”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






