

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se në aksin Rruga Elbasan–Qafë Thanë po zhvillohen punime në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”.
Sipas njoftimit zyrtar, në zonën e Mirakës kanë nisur punimet për shtrimin me binder, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Qarkullimi i pjesshëm deri më 20 shkurt
ARRSH bën me dije se punimet do të zgjasin deri më 20 shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, si dhe kërkojnë mirëkuptimin e banorëve të zonës për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen nga ndërhyrjet në rrugë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






