Transmetuar më 18-02-2026, 19:52

LUSHNJË – Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Autostrada Fier–Lushnjë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:25, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. M., rreth 70 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit