Transmetuar më 18-02-2026, 18:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian.

Gjatë takimit, që u përshkua nga një frymë mirkuptimi z. Berisha i shprehu përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “aferën Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion, me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij dhe të ministrave.

Berisha theksoi se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian.

Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.

Berisha bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen e Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila per Shqiperine tejkalon ‘aferën Epstein’, jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike.

Berisha dhe Gahler u ndalën edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare.

Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishte gjithashtu një çështje qe u diskutua gjerësisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit