Transmetuar më 18-02-2026, 18:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prej muajit nëntor 2025 është raportuar zhdukja e një vajze të mitur nga komuna e Rahovec.

Bëhet fjalë për 14-vjeçaren Alisiana Bekim Shala, për të cilën autoritetet thonë se, pavarësisht veprimeve intensive hetimore dhe operative, ende nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë një sërë masash që nga momenti i raportimit të rastit, por deri më tani nuk ka rezultat konkret për gjetjen e të miturës.

Policia ka apeluar për bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave, duke theksuar se çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe kthimin e saj të sigurt në familje.

Çdo person që posedon informacione lidhur me rastin mund t’i raportojë ato në numrin pa pagesë 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit