

Ish-zyrtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, deklaroi në gjykatën e Hagës se qëndron aty jo si kriminel, por si një njeri i kalitur në luftë për liri dhe dinjitet të popullit të tij. Ai theksoi se pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar duke luftuar për të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e Kosovës, duke u përballur me rreziqe që nga vitet 1970.
Krasniqi përmendi 16 vitet që ka kaluar në burg, duke përfshirë periudhën 1981–1991, dhe vuri në dukje se akuzat e ngritura ndaj tij dhe UÇK-së janë të ndërtuara mbi narrativat e atyre që shkaktuan konfliktet në ish-Federatën Jugosllave. Ai shtoi se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën propagandistike të ish-shtypësve, por mbi prova të besueshme dhe të vërtetën.
Deklarata e tij përfshiu edhe referenca historike, si masakrat serbe në Likoshan dhe Prekaz në qershor të vitit 1998, ku humbën jetën 83 persona, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar, duke theksuar se këto ngjarje shënuan një pikë kthesë për ndërgjegjen e brezit të tërë shqiptar.
Krasniqi gjithashtu apeloi për të drejtat e njeriut, duke theksuar se, edhe në fazën e fundit të jetës, çdo njeri ka të drejtë të jetojë me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e tij të lirë.
Jakup Krasniqi në Hagë:
Ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit. Ndodhëm në burg, sepse lufta për liria dhe pavarësinë e popullit tim. Thashë në vitin e 16, se 10 vite e më tepër burg i kam kaluar nga 1981-1991. Të kesh kaluar 15 nga 75 vite të jetë burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë, nuk është diçka e vogël, por është diçka e madhe. Dalja ime publike më 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë, dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Likoshan, Prekaz, ku humbën jetën 83 njerëz, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar. Të paarmatosur, të vrarë në shtëpitë e tyre, Kjo vrasje brutale shënuan një pikë kthesë të ndërgjegjes për një brez të tërë shqiptarësh. Akuzat e prokurorisë dhe kundër nesh dhe UCK janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra, në të gjithë federatën jugosllave. brenda një dekada të vetëm, Nuk mendoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, e sidomos jo drejtësisë, që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve, ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe të vërtetën
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






