

David McAllister, kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, deklaroi se rasti “Balluku” përbën një provë të rëndësishme për Shqipërinë në përballjen me korrupsionin.
Gjatë një konference për media, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ai tha sot se çështja ishte pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në vend.
McAllister sqaroi se nuk është në pozicion për të komentuar detaje specifike të rastit, por theksoi se është i informuar për të.
Ai nënvizoi se bëhet fjalë jo vetëm për aspekte ligjore, por edhe për përgjegjësi politike, duke shtuar se mënyra si do të trajtohet kjo çështje do të tregojë seriozitetin e Shqipërisë në adresimin e korrupsionit.
"Kjo çështje luajti rol gjatë vizitës sonë dhe në takimet tona këtu. S’jam në pozitën që të jap komente për çështje të veçanta. Jam në dijeni të çështjes, që s’ka të bëjë vetëm me aspekte juridike, por edhe përgjegjësi politike. Çështja që përfshin Ballukun është test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin. Nuk kam komente të mëtejshme për këtë”. /noa.al
Foto: noa.al nëpërmjet LSA
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






